Dy ditë më parë, pranë Ambasadës italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurtë.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin, sipas Shiqp, ishte i riu Stiverjan Dashi.

Nu në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta.

Para aksidentit të rëndë, i riu ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze.

I riu “i paprekshëm” nga policia, shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos. Në rrjetet sociale ai tregon se është edhe një frekuentues i kazinove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re