Skip to content

Zbulohet magazina e drogës në Itali, sekuestrohen 800 kg hashash

Policia italiane sekuestroi plot 800 kilogramë marijuanë në një magazinë në ravena. Fillimisht në pranga ra një i moshuar italian por që ai i dërgoi KARABINIERET në magazinën e shqiptarit i cila ishte e mbushur me marijuane dhe hashash.

 

dyshimet nisën pasi forcat e policisë vunë re se një makinë tip “Citroen” po bënte manovra të dyshimta në rrugë me shpejtësi jashtë normave te lejuara.

Pas ndalimit u konstatua se në timon ishte një 70-vjeçar italian. Gjatë ndalimit ai ishte mjaft i tensionuar ndaj policët vendosën të bënin një kontroll më të detajuar. Atij iu gjetën 70 kg marijuanë brenda 2 thasëve të zinj.

 

hetimet u thelluan dhe policët arritën të zbulonin vendin ku ishte ngarkuar makina e 70-vjeçarit që i çoi në magazinën e shqiptarit që e kishte marrë me qira.

 

 

Policia gjeti edhe 602 kg marijuanë e 128 kg hashash në një total prej 800 kilogramësh me një vlerë prej 8 milionë eurove në treg.

 

në pranga u vu edhe 40-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. dyshohet se droga kishte mbërritur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion veriun e vendit fqinj.