Arrestohet nen akuzën e mashtrimit nje 38 vjeçare, e cila i kishte marre nje shtetasi 900 mije euro. Prokuroria e Durrësit arriti te zbuloje veprën penale ne bashkëpunim me sektorin e luftës kundër krimit ekonomik ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë se Shtetit. Procedimi penal u regjistrua ne datën 26 shkurt ndërsa autorja përveç  se ka marre shumen marramendëse nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit te besimit nuk pranon t’ia ktheje ate te dëmtuarit. Vajza 38 vjeçare dyshohet se ka mashtruar edhe persona te tjerë, por hetuesit nuk japin shume te dhëna se si ka mundur ajo te kryeje veprën penale. Ndërkohe Prokuroria ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e autores dhe familjareve te saj te cilat arrijnë ne vlerën e 300 mije eurove.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re