Shkencëtarët në Republikën Jugafrikane kanë zbuluar skeletin e plotë të njeriut, i vjetër rreth 3,6 milionë vjet.
Universiteti Vitvatersrand ka treguar fosilin komplet të australopitekusit.
Pritet që ky zbulim t’iu ndihmojë kërkuesve të kuptojnë më mirë paraqitjen dhe lëvizjen e njeriut.
Studiuesve iu janë dashur 20 vjet të gërmojnë, të pastrojnë, rikonstruktojnë dhe analizojnë skeletin e brishtë.
Eshtrat janë gjetur në shpellën Sterkfontejn, në afërsi të Johanesburgut. /kp/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re