Skip to content

Zbulohet nje bazë armatimesh në Babicë të Vlorës

kkkkkkkkkkk

Një arsenal me armë zjarri është zbuluar këtë të enjte në fshatin Babicë të Vlorës nga Policia.

Gjatë ditës sot Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle në një banesë në fshatin Babicë të Vlorës pas një informacioni se brenda shtëpisë fshiheshin disa armë zjarri.

Policia e Vlorës doli më herët në një deklaratë për mediat, ku njoftoi publikun për bazën e armatimeve që u gjet sot në Babicë .

Kreu i Policisë së Vlorës tha se ka dyshime që armët e gjetura të jenë përdorur për dy ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Vlorës kohë më parë. Drejtori i Policisë së Vlorës  tha se  në pranmag ka rënë një person me  iniciale L.D.

Drejtori i Policisë u rezervua për të dhënë më shumë detaje për shkak se ngjarja është nën hetim. Dyshohet se i arrestuari dhe një pjesë e armëve të sekuestruara mund të kenë lidhje dhe të jenë përdorur në dy ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë kohët e fundit.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar: snajper, pjesë përbërëse arme luftarake, pistoletë Zastava 10 mm me dy krëhëra, pistoletë dhe 40 fishekë 5.6mm, armë e kalibrit 12 mm, mina me celular, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë,

4 dylbi optike, 2 palë dylbi optike vëzhgimi, kuti plastike me 200 fishekë 9 mm, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa makinash, çelësa makinash, maska, fenelina, veshje të ndryshme.

.//