Zbulohet ora se kur do të nisë protesta kombëtare, e thirrur nga Partia Demokratike, më datë 24 janar, para kryeministrisë.

Në mbledhjen e kreut të PD-së Sali Berisha me drejtuesit politikë, është caktuar që, protesta të nisë në orën 17:00.

Edhe në konferencën e sotme para gazetarëve Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 24 janarit.

PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE: “Kush ka financuar Rithemelimin është pyetur”, Berisha reagon për hetimet e SPAK: Është politik, Basha i dha Escobarit listën me biznese që sponsorizuan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re