Ditën e nesërme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do ti drejtohet me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë.

Për këtë arsye mësohet se do të shtyhet seanca planare nga orë 11:00 që ishte parashikuar për në orën 13:00.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjate se ciles Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit , do te zhvillohet neser, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Zelensky edhe më herët i është drejtuar disa prej parlamenteve evropiane duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës, që është pushtuar nga Rusia që prej 24 shkurtit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re