Policia e Krujës zbuloi dhe asgjësoi mbi 2000 bimë Cannabis Sativa të cilat ishin kultivuar në brendësi të pyllit të Krastës në Krujë.

 

Pas një hetimi disa mujor, në vijim të operacionit ‘Krasta 2’ policia arrestoi 3 persona, ndërsa procedoi në gjendje të lirë edhe një tjetër. Aksioni u krye në bashkëpunim me policinë e shtetit, ku në pranga ranë Ferdjan Zalla, Mondi Zalla dhe Arben Babasi, ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë një person tjetër për moskallëzim krimi.

 

Sipas policisë të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në vendin e quajtur Krastë kishin kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re