Sulmuesi i armatosur i masakrës së Las Vegasit, kishte shkruar një letër, pak para se të vriste  59 persona dhe të linte më shumë se 500 të plagosur. 
Katër oficerë, të cilët ishin të parët që mbërritën ne dhomën e Stephen Paddock, në hotelin e “Mandalay Bay”, zbuluan tashmë testamentin e fundit të njeriut që kreu sulmin më të përgjakshëm me armë, në historinë e Amerikës .
Ata thanë se në një copë letre e gjetur në dhomën e hotelit, përshkruante llogaritjet e e sulmit duke përcaktuar trajektoret që do ta ndihmonin Paddock të maksimizonte numrin e të vdekurve.
Polici David Newton tha se ai vuri re letrën,  jo shumë larg një nga dritaret që Paddock kishte shkatërruar me një çekiç, para se të qëllonte në turmën që po ndiqte një koncert.
“Ai kishte shkruar distancën, lartësine në të cilën ishte, dhe dëmet që plumbat do të kishin për turmën”, tha Newton.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re