Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë dallimet mes garancisë së parë sovrane dhe asaj të dytë.  Denaj tha se nëse garancia e parë sovrane ishte për nevoja imediate dhe shteti mori 100% të interesit, tek e dyta risku ndahet me bankat.

Që do të thotë se 15 miliardë lekët janë 60% nga ajo që do marrin bizneset kurse 40% do i marrin nga bankat dhe për këtë duhet të japin kolateral, por bankat s’mund të vendosin interes për këtë më lart se 5% pasi për këtë ka ndërhyrë qeveria.

”Ka disa preferenca. Nëse garancia e parë sovrane ishte për të paguar pagat, dhe për nevojën imediate që mos kishim presionin e mundshëm nga bizneset që të largonin punonjësit, në garancinë sovrane adresohet nevoja për likuditet. Ne po rihapim ekonominë. Bizneset tashmë po mendojnë si do vijojnë.

Në këto kushte bizneset mund të mos kenë likuiditet të nevojshëm për riorganizim. Ka nevojë të kuptojmë që për bankierët afati duhet të jetë më i lartë, deri në 5 vjet. Në garancinë e parë dhe të dytë, kemi vendosur periudhën që biznesi nuk paguan principal. Tek e para, biznesi nuk do paguajë në 3 muaj. Tjetër hapësirë likuiditeti. Tek garancia e dytë sovrane ka 6 muaj hapësirë.

Shuma e kredisë, për kapital qarkullues dhe për investime është më i lartë. 15 miliardë lekë është dhe përbën 60% të garancisë. 40% e jep banka. çdo biznes do të mendojnë çfarë kolaterali do të vendosë, pra për 40% plus të asaj që ka vendosur banka.
Në garancinë e dytë sovrane po flasim për një biznes që po organizohet, rihapet dhe duhet të ketë edhe pjesën e interesit.

Do sugjeroja që të gjithë të diskutonin me bankierin e tyre se sa bankat e shohin risqet, dhe risku nuk është i njëjtë si 3 ditë më parë. Kemi vendosur një tavan 5% që mos lejojmë këtë rritje. Bankat mund të preferojnë të rrisin atë, por ne kemi ndërhyrë që mos japin interes jo më lart se 5%. Neve meqë kemi ofruar garancinë që është deri në 60*, bankat nuk kërkojnë kolateral për 40% të shumës, por edhe interesi ka kufi. ”- tha Denaj në News 24.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re