Zbulohet protagonisti i parë i vrimës së zezë në një treshe kozmike.

Në fakt, ajo ka dy yje që rrotullohen rreth saj, në një konfigurim anormal që mund të sugjerojë mundësinë që disa vrima të zeza të lindin në një mënyrë ‘të butë’, domethënë jo nga shpërthimi i një supernova.

Hulumtimi i botuar në revistën Nature dhe i kryer në bashkëpunim nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltech) dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) identifikon treshen, 8000 vite dritë larg.

Zbulimi u bë i mundur duke kombinuar vëzhgimet e bëra nga teleskopë të shumtë me bazë në Tokë dhe në hapësirë, duke përfshirë Observatorin Gaia të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Shumica e vrimave të zeza të zbuluara deri më tani janë pjesë e një sistemi të dyfishtë, në të cilin vrima e zezë mund të shoqërohet nga një yll nga i cili shkëput vazhdimisht gazin dhe pluhurin, ose nga një vrimë e zezë më e vogël. Treshja e sapo zbuluar, pranë qendrës së Rrugës së Qumështit, është e para e përbërë nga një vrimë e zezë, një yll që rrotullohet rreth saj me një frekuencë prej vetëm 6.5 ditësh dhe një yll tjetër shumë më i largët, rreth 3500 herë më i madh se distanca midis Diellit dhe Tokës të cilës i duhen 70 mijë vjet për të përfunduar në një orbitë.

Zbulimi i këtij ylli të dytë është një enigmë për astrofizikanët sepse sipas teorive aktuale lindja e një vrime të zezë ndodh pas shpërthimit të dhunshëm të një supernove, e cila fshin gjithçka në zonën përreth. Sipas këtyre modeleve, ylli i tretë, i cili i nënshtrohet një force të dobët gravitacionale për shkak se ishte shumë larg, duhej të ishte shuar.

Prandaj autorët e hulumtimit sugjerojnë se prania e yllit të tretë mund të shpjegohet vetëm duke hipotezuar se vrima e zezë nuk ka lindur nga një shpërthim, por se ajo është formuar gradualisht përmes akumulimit të vazhdueshëm të materies në një hapësirë ​​gjithnjë e më të vogël, deri sa arritu të  kapërcente një prag të tillë si të kesh një fushë gravitacionale aq të thellë sa asgjë nuk mund të shpëtojë, madje as drita. Një mundësi e parashikuar deri më tani vetëm nga disa teori, por për të cilën deri tani nuk ishte gjetur asnjë provë e mundshme mbështetëse.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re