Një nxënës 14-vjeçar shqiptar nuk ka mundur t’i shpëtojë kthetrave të vdekjes, vetëm dy ditë pasi u godit nga një infarkt ndërsa ishte në klasë, në Liceun e Shkencave Sociale Duca D’Aosta në në Padova të Italisë.

I riu u shtrua në spital dhe iu nënshtruar një trajtimi intensive koronar. Ndërsa vetëm sot mjekët deklaruan se kishin të bënin me një vdekje cerebrale.

Por tragjeditë e nxënësve shqiptarëve nuk kanë përfunduar. Në Trapani ditën e djeshme është verifikuar një tjetër tragjedi në shkollë.

Viktimë është një tjetër student shqiptar, 19 vjeçar, rezident prej vitesh në Siçili. I riu Osvaldo Kenga frekuentonte Institutin Hotelier, kur papritur është ndjerë keq me shtrëngime në gjoks.

Drejtoresha e shkollës është shprehur e tronditur nga ngjarja, ndërsa thotë se po prisnin studentin e tyre të mbaronte ekzaminimet.

‘Jam e tronditur. Rreth orës 9.00, 19-vjeçari ka njoftuar mësuesen e tij për dhimbje koke dhe se kishte kaluar një natë pa gjumë. Situata nuk dukej aq e rëndë, U mendua për një grip. E vendosën në kodin e verdhë dhe më pas rreth orës 15.00 morëm një telefonatë nga spitali ku na u komunikua lajmi tragjik.’

Ndërkohë që Prokuroria e Trapanit ka hapur një hetim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re