Itali – Nga një seri kontrollesh të kryera së fundi, Karabinierët e Njësisë së Inspektoratit të Punës Verona në Itali zbuluan shkelje të shumta të rregulloreve të punës dhe sigurisë në disa kompani në provincë.
Në Fabrikë –Në një laborator tekstili në Isola della Scala u gjetën 17 punëtorë, nga të cilët dy ishin të paligjshëm, një prej tyre u konstatua i parregullt në territorin italian. Kompania u pezullua dhe pronari u gjobit me mbi 60,000 euro për shkak,se përveç punësimit të punëtorëve të paligjshëm, edhe për mangësi serioze të sigurisë, si mungesa e një plani evakuimi dhe pajisjeve që nuk ishin në përputhje me standardet.
Në Bujqësi-Në një kompani bujqësore në Val d’Illasi u konstatua prania, edhe në këtë rast, e dy punëtorëve të paligjshëm nga tetë të pranishëm, njëri prej të cilëve nuk kishte leje qëndrimi. Kompania është pezulluar dhe u kallëzua pronari, si dhe është dënuar me 11 mijë euro gjobë.
Qendra e masazhit- Në Legnago, një biznes i një qendre masazhi u pezullua për shkak të pranisë së një punëtori të paligjshëm. Po ashtu edhe në këtë rast kompania është pezulluar, pronari është denoncuar për mungesë të pajisjeve kundër zjarrit dhe pajisjes së ndihmës së parë dhe është dënuar me 28 mijë euro gjobë.
