Autoritetet italiane kanë çmontuar një tjetër organizatë narkotrafiku në vend dhe këtë herë një rafineri moderne të përpunimit të drogës dhe shpërndarjes së saj.

Operacioni u krye në zonën e Firences nga karabinierët, që gjurmonin prej kohësh aktivitetin e dyshimtë, teksa sekuestruan përveç laboratorit, edhe 34 kg kokainë me vlerë tregu mbi 1 mln euro në çmim shumice.

Në pranga ranë 1 shqiptar 54-vjeçar dhe 3 kolumbianë që dyshohen edhe si organizatorët e aktivitetit kriminal. Autoritetet thanë se fabrika e kokainës u identifikua dhe u çmontua nga Karabinierët e Kompanisë Empoli në Fucecchio.

Në veçanti, oficerët vunë re lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së burrit shqiptar dhe vendosën të hetojnë më tej duke kontrolluar ambientet.

Karabinierët zbuluan, në dhomat pas shtëpisë, një rafineri të vërtetë kokaine, që përmbante disa blloqe droge, me një total prej 34 kilogramësh, si dhe rezervuarë, peshore, presa, një furrë, pompa, makina paketimi me vakum, çanta dhe material prerës – një laborator i vërtetë i përdorur për prodhimin e më shumë drogës. U gjetën edhe detektorë insektesh.

Sipas urdhërit të Prokurorit Publik në detyrë në Zyrën e Prokurorit Publik të Firences, katër individët u dërguan në Burgun e Firences-Sollicciano për seancën pasuese të vlefshmërisë para gjyqtarit hetues. Të katërt u lanë në paraburgim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re