Është mësuar renditja që ka bërë KLP për tre anëtarët për kryeprokuror, ku garës i prin prokurori i Krimeve të Rënda, i ndjekur nga kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, si dhe e treta Fatjona Memçaj, gjyqtare e Apelit të Prokurorisë së Tiranës.

Burime bëjnë me dije se renditja është si më poshtë:

1. Olsian Çela me 459 pikë
2. Arta Marku me 406 pikë
3. Fatjona Memçaj 362

“Tre kandidatët janë vlerësuar në aspektin profesional dhe në aftësitë e tyre menaxheriale, u kujdesëm që të ishim sa më shumë transparent”, u shpreh kreu i KLP-së Gent Ibrahimi.

Lista me pikëzimin pritet që ti dorëzohet më pas Kuvendit, që do të votojë dhe emrin e kryeprokurorit të ri që do të ketë një mandate shtatë vjeçar. Me gjasa Kuvendi voton për kandidatin e parë në listë, por nuk përjashtohen as surprizat.

Në rast se Kuvendi nuk arrin që të ketë votat për votimin e kryeprokurorit të ri, atëherë automaikisht këtë post e merr kandidati i renditur në vendin e parë nga KLP, pra Olsian Çela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re