Çaji dhe kafja gjatë shtatzënisë mund të dëmtojnë beben. Rreziku i mundshëm mbërrin nga kafeina, përbërës që gjendet si tek kafja ashtu edhe tek çajrat.

Nga studimet ka rezultuar se ka ndikim tek pesha e fëmijës
në lindje. Studimi është kryer në Irlandë dhe janë mbajtur nën kontroll 1000
gra shtatzëna dhe konkluzionet janë publikuar në revistën ‘The American Journal
Of Clinical Nutrition’.

Nga studimi rezulton se edhe në ato raste kur gjatë
shtatzanisë konsumi është në nivelin e këshilluar edhe nga OBSH, sërish ka një
lidhje me formimin e fëmijës, që kryesisht është nën peshë.

Sipas ekspertëve, zakonisht çajrat konsumohen më tepër gjatë
shtatzanisë nga gratë, por pa u marrë parasysh se ato kanë në përbërje kafeinë,
veçanërisht çaji i zi që ka nivele më të larta në krahasim me përzierjet e
tjera. Studimet do të vijojnë për të pasur konfirmime të mëtejshme në lidhje më
pasojat e kafeinës mbi fetusin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re