Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne.

Lajmi për infektimin e tij me COVID u dha në datën 13 mars.

Por koronavirusi nuk i ishte e vetmja sëmundje nga e cila Fino vuante.

Ish-kryeministri kishte kohë që vuante nga leucemia, ndërsa kishte bërë transplant palcën dhe prej kohësh trajtohej në Milano.

Qeveria ka akorduar tre herë fonde për kurimin e tij në Itali.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Fino humbi edhe nënën nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko