Vrasja e bujshme e pronarit të një picerie e kryer nga një 35 vjeçar në mes të Belgjikës ka bërë që policia të zbulojë detaje të reja nga ngjarja e rëndë. 35 vjeçari i cili tani ndodhet në paraburgim ekzekutoi pronarin e një picerie dy vite më parë dhe sipas policisë vrasja mund të jetë kryer me porosi të bandave të trafikut të drogës.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të trafikut të kokainës mes Holandës dhe Italisë. Arrestimi i shqiptarit ka bërë që policia të arrestojë edhe 12 persona të tjerë si të përfshirë në këtë ngjarje.

Vrasja

Në prill të vitit 2020, qendra e Strombeek-Bever u trondit nga një vrasje në mes të ditës. Pronari 42-vjeçar i picerisë u qëllua për vdekje në biznesin e tij. Pista e grabitjes u përjashtua shumë shpejt pasi autori vrau pronarin dhe preku fare paratë në kasë. Menjëherë pas ngjarjes, policia mori një denoncim për një automjet të djegur në parkingun e klubit të futbollit KFC Meise, disa kilometra larg. Rezultoi që ishte makina e përdorur nga 35 vjeçari shqiptar dhe arma e vrasjes u gjend aty, shkruajnë mediat belge. Dëshmitarët kishin parë autorin të përdorte më parë një biçikletë. Në bazë të përshkrimit të dëshmitarëve, ai u arrestua shpejt. Bëhej fjalë për një 35-vjeçar shqiptar i cili tashmë ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit. Policia nuk ka shpresa që shqiptari të rrëfejë vrasjen apo ta pranojë atë.

Trafiku i kokainës

Policia arriti të zbulojë se pas vrasjes së pronarit të picerisë fshihej trafiku i kokainës. Sipas tyre ekzekutimi ishte bërë me porosi nga bosët e drogës. Hetuesit dolën në përfundimin se rrjeti i trafikut të drogës importonte kokainë nga Holanda dhe e kontrabandonte atë në Itali nëpërmjet Strombeek-Bever. Banda e fshihte kokainë nëpër automjete dhe e sillnin në Itali pa u pikasur nga policia. Më pas ktheheshin me paratë në xhep në Belgjikë. Megjithatë mbetet ende mister se çfarë kishte shkuar keq në trafikun e drogës që pronari i picerisë duhej të ‘hiqej qafe’.

Gjatë kontrolleve të shtëpive në Itali, në Bruksel dhe Strombeek-Bever u arrestuan gjithsej 12 persona dhe u sekuestrua një ngarkesë kokaine. Çështja doli në dhomën e këshillit javën e kaluar me qëllim referimin në gjykatën penale, por mbrojtja kërkoi akte hetimore shtesë, ndërsa shqiptari ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re