Skip to content

Zbulohet shënimi që Rama la në librin e ngushëllimeve të Dhimitër Anagnostit: Jam i bindur që ke menduar shpesh për…

900 0 1756813842xscreenshot 23 676 750x375 1

Kryeministri Edi Rama nderoi sot artistin e madh, Dhimitër Anagnosti.

Kreu i qeverisë mori pjesë në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në vend, kineastë, si dhe shumë  dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur, i cili u shua në moshën 89 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur personazhesh dhe rolesh të spikatura në filmat shqiptarë.

Pasi u përul me nderime para arkëmortit me trupin e pajetë të Anagnostit, kryeministri u ul në tryezë dhe shkruajti në librin e kujtimeve.

“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty”, shkroi Rama në mesazhin e tij, të cilin e përmbylli me: “Me mall Edi”.

900 0 1756813730xrama 7 817