Skip to content

Zbulohet sherri mes Ramës dhe Bashës në Këshillin e Sigurisë: Diçka që nuk bëhet…

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha janë përplasur në Këshillin e Sigurisë për koncesionet dhe PPP-të.

Kreu i opozitës i kërkoi Ramës që të anulonte koncesionet dhe marrëveshjet Partneritet Publik Privat, por që nga kreu i ekzekutivit u refuzua kategorikisht.

“Duhet që të anulosh pagesat për inceneratorët”, i tha Basha, Ramës “ Anulimi i PPP-së për tre inceneratorët lehtëson buxhetin. Deri më sot anulimet me koncesioneve në buxhet kapin vlerën 20 milionë dollarë këtë vit. Por janë edhe 120 milionë dollarë të tjerë që mund të përfitohen nga anulimi i koncesioneve”.

Një nga kërkesat e kreut të opozitës ishte edhe rritja e buxhetit për të ndihmuar ekonominë.

Por Rama refuzoi anulimin e koncesioneve dhe të PPP-ve: “Diçka që nuk bëhet, jam i prerë në këtë vendim. Qeveria nuk ka më shumë mundësi se sa ka bërë”.