Prokuroria e Lartë Publike në Novi Pazar njoftoi se nga gjetjet e autopsisë rezulton se myftiu Muamer Zukorliç ka vdekur me vdekje natyrale.

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, njëherësh dhe djali i myftiut të ndjerë, Usama Zukorliq, ka konfirmuar se kanë ardhur të dhënat e para për shkakun e vdekjes, të bëra në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Nish dhe Beograd.

Megjithatë, Zukorliç theksoi se familja do të presë më shumë rezultate nga Gjermania dhe Bosnja, përpara se t’i drejtohet publikut.

Autopsia e trupit të myftiut Zukorliq është bërë më 6 maj në Departamentin e Patologjisë dhe Mjekësisë Ligjore të Spitalit të Përgjithshëm të Novi Pazarit në prani të vendasve dhe ekspertëve nga Bosnja dhe Gjermania.

Trupi i tij u zhvarros pikërisht për këtë qëllim, pas përfoljeve se mund të ishte helmuar.

Kur ndërroi jetë në mënyrë të beftë, në fillim të këtij viti, ai u varros pa autopsy nën bindjen se ishte shuar nga nja atak kardiak.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re