Është zbuluar shkaku i vrasjes së 34-vjeçarit Ryshyt Sallahut në Has ditën e sotme, nga 41-vjeçari Ylber Jaku.
Foto ilustruese
Dyshohet se Ryshyt Sallahu ka goditur nenën e autorit një ditë më parë, dhe për këtë arsye 41-vjeçari ka marrë hak.
Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinë e tij, ndërsa sipas policisë, sherri mes familjeve dyshohet se ka nisur për motive pronësie.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Po ashtu, është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Has/Informacion paraprak
Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.