Skip to content

Zbulohet skándali, del teza e provimit të maturës/ Vokshi akuzon Ministren e Arsimit

Teza e provimit të matematikës të maturës shtetërore është bërë publike gjatë kohës që të rinjtë janë aktualisht duke zhvilluar provimin.

Dalja e tezës hedh poshtë masat e fòrta të theksuara nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se  testimi do të jetë hermetik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin facebook ish deputetja e PD-së Albana Vokshi ka bërë publik skandalin dhe ka hedhur ákuza të rènda  ndaj ministres Shahini.

Postimi i plotë:

Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?

U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.

/faxweb