Gazeta evropiane “Euro Weakly” ka zgjedhur të shkruajë për shqiptarët që lëvizin nga Spanja për në Britani të Madhe.

Policia ndaloi 2 shqiptarë në Aeroportin e Almerias, të cilët
planifikonin që të fluturonin drejt Britanisë së Madhe. Zyrtarët
arrestuan shtetasin shqiptar, 24-vjeçar, më 18 qershor gjatë një
kontrolli kufitar. Ai paraqiti një pasaportë greke, e cila rezultoi se
është e rreme.

Një tjetër arrestim, i një tjetër shqiptari u krye nga policia në
Almeria. Sërish Dublini ishte destinacioni i planifikuar. Policia tha se
40 vjeçari G.G kishte dorëzuar një pasaportë sllovene, e cila kishte
një sërë problemesh. Edhe në raste të tjera janë sekuestruar nga policia
pasaporta shqiptare dhe greke.

Sipas policisë, synimi i shqiptarëve është që të hyjnë në Britaninë e
Madhe në mënyrë të paligjshme. Ata thanë se kishin kontaktuar
fillimisht me organizatat kriminale të specializuara në trafikimin e
njerëzve dhe prodhimin e kopjeve të dokumentave me cilësi të lartë. Ata
pastaj fluturuan nga Greqia në Spanjë për të udhëtuar nga Almeria në
Irlandë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re