VORË- Një 44-vjeçar është vënë në  pranga pasi ka lënë një sasi lënde plasëse në oborrin e një banese në Vorë. Sipas policisë, ai ka synuar që pronarin e banesës ta ngarkojë me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Ka qenë vetë i arrestuari, i cili ka njoftuar strukturat e policisë për sasinë e tritolit, por skema e tij përfundoi pa sukses.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re