Britania e Madhe duket se ka udhëzuar Ministrinë e Mbrojtjes të hartojë një sërë planesh për t’u përgatitur për luftën e mundshme me Korenë e Veriut.
Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zbardhur një skenar ushtarak, sipas të cilit aeroplanmbajtësja e e re e mbretërisë “MHS Queen Elizabeth” mund të futet në funksion para kohe,
“Mund Të dërgojmë një sërë anijesh luftarake, duke filluar nga fregatat deri tek shkatërruesit e llojit “45”,  dhe ka thënë një zyrtar i qeverisë britanike për gazetën.
Lajmi për përgatitjet e Britanisë vjen pak ditë pasi Presidenti, Donald Trump, la të kuptohet se gjëja e vetme që do të funksiononte kundër regjimit të Kim Jong Un, është veprimi ushtarak.“Vendi komunist ka kryer së fundmi testin më të fuqishëm bërthamor duke lëshuar dy raketa mbi Japoninë, duke i rritur edhe më tej tensionet mes saj dhe SHBA-së. s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re