© Getty Images

Jeta e Cristiano Ronaldos jashtë fushës është mbushur me luks të të gjitha llojeve: kampioni i Juventusit nuk lejon që ti mungojë asgjë edhe në pushime, ku vitin e kaluar qëndroi në Greqi.

Vendi ku kaloi pushimet ishtë Royal Villa Methoni, një vendpushim luksoz në Kosta Navarino, i njëjtë ku një vit më parë u bashkua me Andrea Agnellin në fazat finale të negociatave që e çuan atë nga Real Madridi për t’u bërë lojtar i Juventusit.

Struktura që kushton 8 mijë euro për një natë dhe me të gjitha llojet e përfitimeve: palestër, sallë masazhesh, pishinë, fushë golfi dhe qasje në plazhin privat transmeton shqiptari.net.

Para se të nisej për në Rivierën Franceze, siç u zbulua nga ‘Il Corriere dello Sport’, Cristiano Ronaldo i dha një dhuratë të mirë të gjithë punonjësve të këtij vendpushimi, duke lënë një super bakshish, 20 mijë euro si një falenderim për trajtimin e marrë dhe për mbajtjen e tij larg nga kureshtarët.






Previous articleAskush nuk e dinte që ky këngëtar është vëllai i Alban Skënderajt

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re