Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar atë që po ndodh me shoqërinë Albpetrol, e cila tashmë drejtohet nga Gent Gazheli. Baçi shkruan se Hazheli po përgatit një tender miliarda lekësh për ruajtjen e godinave të Albpetrol, në një kohë që shumë punonjës janë pushuar nga puna.

”ALBPETROL sh.a. do te privatizohet, do te vidhet, do te merret nga oligarket e lidhur me pushteraret. Zyrat dhe drejtimi tashme jane ne Tirane, te mbushura me militante dhe hajdute te rilindjes. Gazhelet dhe Alketat do te jene pronaret e djerses dhe mundit, te shume naftetareve, specialisteve, teknikeve dhe inxhiniereve, te banoreve, te Fierit, Mallakastres, Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, Vlores, Delvines dhe kudo ku ekzistojne vendburimet e naftes, kesaj pasurie te madhe dhe me shume vlera te vendit tone”, shkruan mes të tjerave Baçi.

Postimi i plotë i ish-deputetit:

Drejtori i radhes i Albpetrol sh.a. GAZHELI dhe stafi i tij hajdut vazhdon denjesisht ne gjurmet e paraardhesve te tij. Punonjesit e Albpetrol vazhdon ti paguaje me pagen 26,000 lek dhe me sigurime shoqerore jo te plota, paga e famshme e luftes edhe per ata qe vene ne pune, nje padrejtesi e qellimte dhe shume e demshme per ekonomine e familjeve te punonjesve. Shkurtuan mbi 250 punonjes ne kete periudhe, pavaresisht qe e shtyne per momentin, zbatimin e vendimit, venia ne jete, i tij eshte çeshtje ditesh.

Ne foton e paraqitur, po publikojme nje nga tenderat qe po pergatit GAZHELI, me te besuaren e tij, drejtoreshen e programimit, ANETAREN E KESHILLIT BASHKIAK TE TIRANES, Alketa Hila, ( a thua humbi Fieri per financiere dhe juriste, dhe na vijne te gjithe qe nga P…S..dmth qe nga Tirana)Nje nga firmetaret e KB Tirane, per prishjen e Teatrit dhe nga ato hajdute qe marrin nga dy apo tre paga, shume honorare, qe menaxhojne nga Tirana Albpetrolin dhe po e bejne gati per ta privatizuar se shpejti

Tenderi me nje miliarde leke me tvsh, per ruajtjen e objekteve te Albpetrol, ne nje kohe, qe nje pjese e mire e punonjesve qe po shkurtojne, jane roje te ketyre objekteve, qe paguhen me page minimale 26 000 lek, por qe Gazheli e shikon te arsyeshme, te akordoje trefishin e lekeve, nje kompanie, qe patjeter, do jete e perzgjedhur e tij, per ruajtjen e objekteve ne nje kohe, qe ankohen per mungese fondesh nga mos shitja e naftes dhe çmimi i ulet i saj, per shkak te pandemise.

Ka dite qe ne Albpetrol vijne shpesh “eksperte” te shumte shteteror dhe private, fotografojne, bejne video, shikojne bilancet, bejne llogarite deri ne detaje, me shume nxitim dhe kujdes te shtuar, ne fshehtesi dhe pa buje….

ALBPETROL sh.a. do te privatizohet, do te vidhet, do te merret nga oligarket e lidhur me pushteraret.
Zyrat dhe drejtimi tashme jane ne Tirane, te mbushura me militante dhe hajdute te rilindjes.
Gazhelet dhe Alketat do te jene pronaret e djerses dhe mundit, te shume naftetareve, specialisteve, teknikeve dhe inxhiniereve, te banoreve, te Fierit, Mallakastres, Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, Vlores, Delvines dhe kudo ku ekzistojne vendburimet e naftes, kesaj pasurie te madhe dhe me shume vlera te vendit tone.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re