Bledi Çuçi, Ministri i Brendshëm bashkë me Dallëndryshe Bicin e IKMT-së dhe Rebani Jaupin nga policia e Tiranës denoncuan një tjetër abuzim me lejen e ndërtimit, në Tiranë.

 

BLEDI ÇUÇI

MINISTER I BRENDSHEM

 

Është një subjekt që jo vetëm ka kate pa leje por ka edhe një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë. Nga sot pasi të mbarojnë verifikimet do t’i nënshtrohet ligjit dhe pa diskutim çdo metër katror që është bërë pa leje do t’i rikthehet popullit.

 

Me të njëjtën gjuhë të përdorur nga kryeministri Edi Rama për atë pjesë të drejtësisë që nuk vepron ndaj ndërtuesve të mëdhenj shkelës të ligjit, Bledi Çuçi i akuzoi për mosveprim.

 

 

BLEDI ÇUÇI

MINISTER I BRENDSHEM

 

Kur i vinjë dosje nga njerëz apo subjekte të kapuara për evazion fiskal, për ndërtime paleje apo krime të tjera e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre.

 

Qeveria është e angazhuar që t’i shkojë deri në fund operacioneve për pastrimin e territorit nga ndërtimet e paligjshme. Aksionit të radhës do t’i vijnë në ndihmë edhe dy satelitët “Albania 1 dhe 2”. Deri në vendosjen në hapësirë dhe funksionimin e tyre, qeverisë do t’i duhet t’i identifikojë fizikisht ndërtimet apo katet pa leje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re