Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka dhënë urdhër struktuarave të kësaj partie për pezullimin e të gjithë takimeve deri në datën 3 prill.

Mësohet se kjo masë është marrë në kuadër të parandalimit të koronavirusit, i cili tashmë ka shaktuar një situatë tepër alarmante.

‘Në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill’, thuhet në njoftimin e PS.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë shënuar 10 të infektuar nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re