Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një tjetër vendbanim prehistorik është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec – Drilon.

 

Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni vendbanimi i përket periudhës së Neolitit të hershëm dhe është rreth 7800-8000 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë.

 

Për Drejtorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Pogradec, Ledjan Zeqollari ky vendbanim është një tjetër vlerë e shtuar për turizmin e Pogradecit.

 

Ky është vendbanimi i dytë më i madh i zbuluar në Pogradec dhe krahasuar me vendbanimin palafit në Buqezë të Linit, rezulton të paktën 500 vjet më përpara.

 

Krahas ekipit të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare, pjesë e gërmimeve janë edhe studentë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vende të tjera.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë