Partia Demokratike fillon nga sot perzgjedhjen e kandidateve per deputetë duke shenuar kështu “de facto” edhe nisjen e fushatës elektorale.
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi menyren e perzgjedhjes se kandidateve per deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.
Per here te pare do te ngrihet nje komision i vleresimit te kandidaturave.
Rregullat dhe parimet mbi te cilat do te kryehet perzgjedhja e kandidateve ndahen ne 4 faza.

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individë qe nuk jane propozuar nga anëtarësia, kane te drejten e vetëpropozimit.

2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

3. Konsultimi i listes se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

4. Zyrtarizimi i listës nga Kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

“Permes ketij procesi PD garanton nje proçes te hapur per te gjithe ata qe duan te jene pjese e gares, pa asnje paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Te vetmit qe nuk do te mund te jenë pjese e gares jane personat qe jane subjekt I ligjit te dekriminalizimit, kane qene funksionarë te larte para viteve 90 apo bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Grate, te rinjte, te perndjekurit dhe pronaret do te kene nje perfaqesim dinjitoz ne listen e deputeteve te PD

Kryetari i PD Lulzim Basha jeteson nje premtim te tij per hapjen dhe demokratizimin e partise dhe fuqizimin e rolit te anetaresise ne vendimarrjet me te rendesishme politike. Duke marrë vendimet më të rëndësishme me anëtarësinë, PD jep shembullin e saj se si do te jete vendimarrja e saj ne qeverisjen e vendit” – thuhet në një njoftim të PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re