Partia Demokratike nxitoi këto ditë të kritikonte vendosjen e memorialit nga ambasada turke në një zonë të Parkut të Liqenit, duke nxjerrë në një deklaratë zyrtare edhe Gert Bogdanin.

Por me sa duket drejtuesit e PD, në përpjekje për të bërë politikë duke kritikuar çdo gjë, harruan që në ceremoninë e vendosjes së pllakatës te Kodrat e Liqenit ishte Kreshnik Çollaku, ish-kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, ndërkohë që ka mbajtur edhe postin e shefit të departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD.

Ne kete video qe Berati TV e ka transmetuar ne 18 Korrik 2019 shihet mjaft qartë se si zyrtari i lartë i Partisë Demokratike mban fjalën përshëndetëse me këtë rast, teksa e cilëson Turqinë si një vend “vëlla”.

Për më tepër, Kreshnik Çollaku e vlerëson veprën e atyre 251 qytetarëve turq për nder të të cilit ngrihet ky memorial si shembull që duhet ndjekur kudo për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe të demokracisë.

“Turqia është një vend mik, vend vëlla dhe një partnerë i jashtëzakonshëm strategjik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dje sot dhe për sa kohë historia do ti lërë këto vende.

Atë ditë populli turk e bëri detyrën e vet karshi lirisë dhe vlerave të veta. Çdo pjesëtar, pjesëmarrës çdo qytetar i atij vendi sot duhet të ndihet krenar.

Shembulli i tyre i 251 dëshmorëve qoftë një frymëzim dhe një forcë për çdo popull dhe individ, të ngrihet dhe të luftoj për lirinë e tij që kur njerëzimi ekziston mbi tokë kjo është e vetmja rrugë për të mbrojtur dinjitetin, lirinë dhe demokracinë”, theksoi Çollaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re