Skip to content

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Vijon zbatimi i planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në zonat bregdetare dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia e Kavajës dhe Policia Bashkiake, në zonën e Golemit, u konstatua se katër shtetas kishin zënë hapësira publike dhe i kishin përshtatur për aktivitete ekonomike pa leje.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë:

Policia njofton se do të vijojë kontrollet në të gjithë zonën bregdetare të qarkut Durrës, për të garantuar lirimin e hapësirave publike dhe ndalimin e çdo aktiviteti të paligjshëm.