Një qendër tregtare në Bangkok ka shkëmbyer butonat e ashensorit me pedale në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Klientët  u befasuan këtë javë kur panë pedalet  para ashensorit  dhe brenda, por ata e mirëpritën këtë iniciativë, dhe e cilësuan si një veprim të zgjuar për të ruajtur veten dhe për të qëndruar i shëndetshëm.

 

“Ata kanë bërë një punë të mirë. “Tani që ne mund të përdorim këmbën tonë për të shtypur ashensorin, jemi më të  sigurt, tha një kilient.

Qendrat dhe dyqanet u hapën të dielën për herë të parë që nga marsi.

Qeveria ka konfirmuar 3.034 raste dhe 56 viktima deri më tani.

Prote Sosothikul, nënkryetar i Seacon Development, i cili mbikëqyr qendrën tregtare, tha që pedalet në ashensor do i japin njerëzve një qetësi mendore. “Mënyra më e lehtë për t’u infektuar është kur prekni një objekt që është kontaminuar ,” tha ai.

“Më pas ju prekni fytyrën tuaj dhe  kështu do të infektoheni. Dhe ne menduam një ide të tillë që besoj do të jetë shumë funskionale.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re