Presidenti Trump tha së fundi se takimi i tij i planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të zhvillohet në Shtëpinë e Paqes në kufirin midis Koresë së Veriut dhe Jugut, pikërisht aty ku u takuan dy liderët koreanë javën e kaluar.

“Vende të shumta janë duke u konsideruar për TAKIM, por a do të jetë Shtëpia e Paqes / Freedom House, në kufirin e Koresë Veriore dhe Jugore, një vend më përfaqësues e më i rëndësishëm se një tjetër vend?” shkroi Trump në Twitter.

Nga ana tjetër, presidenti i Koresë së Veriut, Moon Jae-in tha se presidenti Trump meriton një Çmim Nobël për Paqen për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund krizës me Korenë e Veriut mbi programin e saj të armëve bërthamore.

“Presidenti Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel të Paqes. Ajo që na duhet është vetëm paqja”, tha Moon.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re