Pehniani komunist, deri dje i frikshëm nga kërcënimet e vazhdueshme bërthamore, para takimit të liderit Kim Jong – Un me Trump ka vendosur të shkatërrojë poligonin e saj nuklear prej nga luante me nervat e botës pak muaj më parë.

Kjo do të ndodhë në mes të 23 dhe 25 majit, dhe ngjarja është planifikuar të jetë simbolike dhe dramatike njëherësh, siç njoftojnë mediat botërore.

Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut njoftoi se të gjitha tunelet për testimin bërthamor do të shkatërrohet me eksploziv dhe se do të hiqen të gjitha objektet vëzhgimore dhe kërkimore.

Për gjithë këtë zhvilim unikal në historinë njerëzore, Koreja e Veriut planifikon të dërgojë ftesa për gazetarë nga SHBA, Koreja e Jugut, Kina, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar për ta ndjekur nga afër të gjithë procesin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re