Bashkimi Evropian ka nevojë për forcat e veta të armatosura për të garantuar sigurinë e tij, tha kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Mjedisi i ri i sigurisë tregon se BE-ja duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj. Prandaj na duhet një ushtri moderne dhe e ndërveprueshme evropiane”, ka shkruar ai në blogun e tij.

Sipas tij, BE-ja duhet të punojë në tre drejtime kryesore.

“Përmirësimi i mbrojtjes evropiane”

Së pari, anëtarët duhet të punojnë për të forcuar gatishmërinë luftarake të forcave; së dyti, ato duhet të rrisin kapacitetet ekzistuese, si cilësore ashtu edhe sasiore gjatë pesë viteve të ardhshme; së treti, për të zhvilluar kapacitetet kyçe të përbashkëta të së ardhmes për një periudhë më të gjatë kohore, tha ai.

“Është koha për të përmirësuar mbrojtjen evropiane. Ne duhet të forcojmë industrinë evropiane të mbrojtjes dhe të jemi operacionalë me aftësitë e nevojshme ushtarake. Që ne mund të rrisim aftësitë tona të mbrojtjes ushtarake, të forcojmë NATO-n dhe të mbështesim më mirë partnerët tanë”, theksoi Borrell.

Kështu, një tjetër zë u shtohet atyre për një forcë ekskluzive ushtarake europiane pos NATO-s. Kjo ide buroi fillimisht nga Macron, nga i cili gjithashtu po buron dhe ideja e një komuniteti shtetesh në Europë që aspirojnë BE-në por që nuk duhen futur në BE, mes tyre dhe Shqipëria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re