Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se nuk mund të dërgojnë kamionë me ndihma në veri të Gazës, përderisa lufta në enklavën e rrethuar po nxehet.

“Nëse ka një ferr në tokë, ai është veriu i Gazës”, tha Jens Laerke, zëdhënës i zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare.

Laerke tha se kamionët humanitar të OKB-së arrijnë në jug të Rripi të Gazës, megjithatë ata nuk mund të dërgojnë ndihma në pjesën veriore të enklavës ku ende banojnë qindra mijëra njerëz.

Së fundmi, një grup ekspertësh i Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se palestinezët janë në një “rrezik të madh të gjenocidit” pasi qeveria izraelite mban nën rrethim të plotë Rripin e Gazës.

Të paktën 11.078 palestinezë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra, janë vrarë që atëherë.

Që nga shpërthimi i konfliktit, sipas autoriteteve izraelite, rreth 1.600 izraelitë janë vrarë dhe mbi 5.400 të tjerë janë plagosur në sulmet e Hamasit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re