Zëdhënësja e Antikorrupsionit të Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka deklaruar vëllai i kryebashkiakut të PS-së, Armando Subashi ka marrë ish-ndërmarrjen Gjeofizike për 1 euro.

Në një deklaratë për shtyp, Genta Vangjeli u shpreh se me anë të një vendimi të datës 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave u lidh kontrara e qirasë me tarifën simbolike 1 euro ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të 12 507 metër katror.

Ajo deklaroi, se sipas të dhënave të marra nga Regjistri i Qendrës kombëtare të Biznesit, pronar rezulton Eltjon Subashi, vëllai i kryebashkiakut socialist, Armando Subashi.

“Zyra e Punës Fier është kujdesur që të paguajë edhe subvencione për kompaninë e vëllait të kryetarit Subashi. Sipas të dhënave të siguruara nga Spending Data Albania subjekti i kontratës 1 euro përfitoi prej Qershor 2015 deri Tetor 2017, 121 milion lekë prej Zyrës së Punës Fier”, tha ajo.

Deklarata e plotë:

Për të kuptuar se kush janë ata që mbushin sallat në Athinë apo Milano dhe duartrokasin sikur Edi Rama të ishte Ed Sheeran do t’ju japim sot një shembull me zë dhe figurë.

Edi Rama nuk i bie kitarës por ‘i bie stilolapsit’ me të cilin firmos ‘fap e fap’ VKM për njerëzit e pushtetit, të cilët mbushin më pas, bashkë me punonjësit e tyre, sallat e koncerteve të partisë.

 

Kështu me anë të VENDIMIT Nr. 636 të 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave, Edi Rama firmosi miratimin për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të përgjithshme 12 507 m².

Po cilët janë pronarët e këtij subjekti…

Sipas të dhënave të marra nga Regjistri i Qendrës kombëtare të Biznesit, pronar rezulton Eltjon Subashi vëllai i Kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi. Publikut, që më të drejtë nuk e njeh të vëllanë e kryebashkiakut, po ia kujtojmë më këtë video të shkurtër gjatë koncertit tallava të Edi Ramës në Milano para pak ditësh.

Zyra e Punës Fier është kujdesur që të paguajë edhe subvencione për kompaninë e vëllait të kryetarit Subashi.

Sipas të dhënave të siguruara nga Spending Data Albania subjekti i kontratës 1 euro përfitoi prej Qershor 2015 deri Tetor 2017, 121 milion lekë prej Zyrës së Punës Fier.

Kështu e mbështeti qeveria Rama edhe vëllain e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashit, i cili, afërmendsh pas këtij nderi prej milionash nuk mund të mungonte në koncertin e bosit në Milano.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re