Floriana Garo rrëfeu në “Dita Jonë” arsyet e kthimit në Shqipëri dhe pse zgjodhi pikërisht Partinë Demokratike.

Zëdhënësja demokrate u shpreh se ka bindje të djathta dhe beson të PD se është një parti e vlerave që do ta çojë vendin drejt Bashkimit Evropian:

“PD sepse besoj parti e vlerave, jam me bindje të djathta. Besoj që do të na çojë drejt Evropës e shoh shumë afër veten me këtë parti”.

Ajo thekson se PD ka një plan të mirë detajuar për gratë për t’u ndjerë të barabarta me burrat dhe të mbrojtura.

“PD ka një plan të mirë detajuar për gratë, duam të ngremë, gratë kryesisht të ndihen të barabarta, të mbrojtura që vërtet ndryshimi po vjen dhe për to. Jo vetëm mbështetje ekonomike por edhe vend pune dhe strehë”.

Angazhimin e saj në politikë e shikon si një sfidë me veten, ku thotë se qetësia që e karakterizon atë duhet të të manifestohet te çdo grua që futet në politikë. E pyetur se çfarë ndodh pas 25 prillit, ajo thotë se është ende herët:

“Tani është ende herët për të folur se çdo do të ndodhë pas 25 prillit. Doja t’i jepja vetes kohë për ta provuara veten sa e zonja jam dhe sa mund të jap për politikën shqiptare.

Në fillim e mora me emocion; thosha bobo si do të shkojë? Por tani po ndihem rehat. Dua të përfshihem në politikë dhe të kontribuoj për vendin”.

Duke qenë se së fundmi la Zvicrën për Shqipërinë, ajo u bën apel të gjithë njerëzve që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre për këtë vend:

“Ne kemi ardhur këtu, jemi këtu fëmijët janë këtu duam t’i japim një shans. Shqipëria është një vend që duhet të lësh edhe Zvicrën. Është gjëja e duhur që duhet bërë si do bëhet ky vend?

Me njerëz të mirë që marrin këtë eksperiencë jashtë dhe kthehen. Kam zgjedhur të vij këtu.

Fëmijët e mi të rriten këtu, të jenë afër gjyshërve dhe të mësohen me mënyrën shqiptare të të bërit të gjërave. Ky është vendi ynë dhe ata që jetojnë jashtë duhet të kontribuojnë për vendin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re