Presidenti Donald Trump ka vendosur që të caktojë një zëdhënëse  të Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, si ambasadore e re e Shteteve të Bashkuara në OKB, sipas raporteve të medias amerikane që citojnë burime të mirë-informuara.

Vendimin e Trump, e njoftoi fillimisht agjencia Bloomberg, duke cituar burime të shumta, ndërsa Fox News njoftoi se presidenti amerikan do të shpallë vendimin e tij të premten në mëngjes në Tëitter.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk e kanë konfirmuar deri tani lajmin.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, njoftoi në tetor se po largohej nga ky post.

Nauert, një ish-redaktore dhe gazetare e Fox News, nuk ka përvojë të mëparshme politike dhe legjislative.

Ajo u bë një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit në prill 2017, dhe në fillim të këtij viti u emërua në zyrën e Nënsekretarit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun.

Emërimi i saj duhet të konfirmohet nga Senati.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re