Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhu në SHBA, ku zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, është dëbuar jashtë një restoranti nga vetë pronari, pikërisht për shkak të funksionit të saj në administratën amerikane

“Natën e kaluar në Lexington të Virxhinias, pronari Red Hahn më kërkoi të largohesha nga restoranti, dhe ai e bëri këtë për shkak të faktit se po punoj për presidentin e Shteteve të Bashkuara”, informoi vetë Sanders në Tëitter.

Ndodh kjo në atmosferën e një tensioni politik e shoqëror bashkë, për shkak të politikave ekstreme të Trump kundër emigracionit, sidomos me praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufi me Meksikën.

E megjithatë, gruaja që përçon politikën zyrtare amerikane, është përpjekur ta minimizojë rastin.

“Gjithmonë bëj çmos që t’i trajtoj mirë njerëzit, duke përfshirë edhe ata me të cilët nuk pajtohem dhe dhe do të vazhdoj ta bëj këtë gjë”, vijon Sanders.

Ndërsa pronari i restorantit që e dëboi “gruan” e Presidentit, nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për rastin.

Më parë, edhe Sekretari i Brendshëm, Kirsten Nielsen u sulmua në një restorant meksikan në Ëashington.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re