Kryedemokrati Basha gjatë vizitës së tij në Shkodër është takuar me aktorin e njohur të humorit Zef Deda me të cilin zhvilloi një bisedë në një kafene.
Teksa Basha bisedonte me aktorin, militantët e PD-së ndiqnin nga jashtë lokalit bisedën duke mbajtur në duar flamuj të kësaj force politike. Gjatë fjalës së tij, Zef Deda ka treguar ndër të tjera mosbesimin ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ai është tallur me prindërit e vetë dhe është marrë me marijuanë.
‘Ai është marrë me marijuanë, është tallur me babën e vet, me mamën e vet’, tha aktori Zef Deda.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
