Ditën e djeshme kryeministri Rama ka prezantuar Zef Mazi-n si kryenegociator te Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Për këtë fakt ka reaguar në Facebook kryetari i Shoqatës Antikòmuniste të Ish-të Përndjekurve, Nebil Çika. Çika e cilëson këtë vendim si një aksiòn për rikthimin në nivele të larta drejtuese të ish-zyrtarëve të lartë të sistemit kòmunist.

Postimin e tij kreu i ish-të përndjekurve politikë e shoqëron me një foto të Zef Mazit në krahë të Ramiz Alisë. Gjithashtu Çika thekson se rrugëtimi euro-atlantik dhe rikthimi në poste drejtuese për ish zyrtarët e lartë kòmunist janë dy gjera që shkojnë në drejtim të kundërt me njëra tjetrën.

Postimi i plotë: Rilindja komuniste! Integrim ne BE ne me njerëzit e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Rama beri edhe një akt tjetër në aksionin e tij për rikthimin ne nivele te lart te pushtetit të drejtuesve e zyrtareve te lartë të diktáturës kòmuniste. Ai emëroi si kryenegociator me BE, Zef Mazin një prej njerëzve te afërt te diktátorit të fundit kòmunist Ramiz Alia . Integrimi euroatlantik është ëndrra dhe sakrifica e mijëra shqiptareve te vr.áre e persekutuar nga diktátura te cilës Mazi i shërbeu me devotshmëri.

Në kohën ku miliona shqiptar u ngritën kundër diktaturës se Ramiz Alisë me thirrjen :“ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa “ ky kryenegociatori i rilindjes komuniste ishte ne krahun djathte i diktátorit . Pastaj ankohen pse Shqipëria është e fundit një procesin e integrimit ne BE . Nuk mund te vini ne Evropë me njerëzit që qe e rrethuan Shqipërinë me tela me gjema e má sakruan çdo gjë perëndimore ne ketë vend .
Nuk mund të mos e vëmë re edhe “shkëlqimin” e opozitës me heshtjen e sajë përballe këtij akti te radhës e te tu rpshëm te Ramës !

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re