Zegjine Çaushi, deputetja më e re e Partisë Socialiste ka bërë një tjetër reagim drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmed Bardhi. Këtë radhë, në reagimin e saj deputetja e re i referohet deklaratave të bëra nga Bardhi gjatë një interviste televizive ku u shpreh se nuk kishte ambicie për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Del Gazi i bukri i dheut që mos e paftë syri i keq, me atë zërin e tij tërë ankth, sikur e ndjekin nga pas gjithmonë nja 100 vetë dhe pasi merren me mua, fiksimin e tij të jetës, lëshon një bombë. Nuk e mendoj të bëhem tani kryetar, nuk është ky qëllimi im, por shohim pas 10 vjetësh”, nis komentin e saj Çaushi, e duke ju drejtuar Bardhit thotë se ai i ka djegur mundësitë për këtë post.

“Ky Gazi është i madh, është fantastik, po ku janë këto 10 vjet se ti ke hyrë në fazën finale. Ti i ke djegur të gjitha jetët si në videolojë. Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…”, shprehet Çaushi.

Deputetja socialiste ndalet edhe tek raportet në kampin blu, e veçanërisht sipas saj, marrëdhëniet e doktorit me Bardhin.

“E dëgjon Saliu Gazin tim dhe tërbohet, thotë me vete si ka mundësi që vazhdon ky faqezi, e ka dhe në plan për kryetar. Ky që e urrejnë të gjithë demokratët kudo ndodhen. Ky që si flet njeri me gojë. Ky që vetëm dëm i ka bërë partisë madhështore.

Mendon saliziu dhe sulet në parlament e më kërkon mua. Ku është Zegjineja thotë?! Ku është ajo që ta hekuros njëherë Gazin. Më kërkon mua, është thirrje për ndihmë ajo që thotë Saliu. Do ndihmë nga unë, se i është bërë Gazi si zombi nëpër filma. Saliu vrit e Gazi ringjallu e flit çudira. Çfarë hallesh kanë këta të PD-së. Raste për studim komplet janë”, vijon Çaushi, e cila reagimin e saj e mbyll me një “këshillë” drejtuar kreut të grupit parlamentar demokrat. “Gazo mos u mërzit o xhan ti ke parimin, pafytyrësia të mban në treg. Vazhdo siç di ti, faqja sholle”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko