Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratikr, Fitim Zekthi në një intervistë për Vizion Plus ka deklaruar se ka votuar pro zgjedhjes së kreut të ri duke argumentuar se ndryshe kjo forcë politike nuk mund të funksionojë si e tillë.

 

 

Pak ditë më parë pas mbledhjes së kryesisë së PD, mes debateve dhe tensioneve është vendosur që brenda korrikut të kemi kryetarin e ri të PD, si votuat?

 

 

“Kam votuar pro sepse është në llogjikën elementare që një parti të ketë kryetar dhe të zgjidhet kryetari. Kjo ka ndodhur që në lashtësi, nuk ka pasur raste që një parti të rrijë 1 vitë e gjysëm pa kryetar. Ka qenë një marrëzi që nga largimi i Bashës që PD-ja ka mbetur pa kryetar. Sigurisht zoti Alibeaj ka ushtruar detyrën e kryetarit, por nuk ka qenë i zgjedhur nga anëtarësia. Unë e kam pasur këtë ide edhe para se të vinim në këtë ditë, sepse është non sense e gjitha, kështu që kur u mblodh kryesia unë isha në anën e atyre që donin të zgjidhej kryetari brenda asaj që përcakton statuti”

 

 

Nëse flasim për këtë proces, për ata që janë pro dhe kundër, Bardhi ka kërkuar që të mbrohet statuti

 

 

“Sigurisht nuk e kundërshton njeri idenë që të zbatohet statuti, kjo gjë do të diskutohet, sepse me sa mbaj mend vetë zoti Bardhi ka thënë që këshilli është disfunksional, për shkaka të situatës.

 

 

Ajo që ka ndodhur në PD, ka qenë një luftë e vërtetë dhe ka pasur shumë pasoja. Marrim rastin e Francës në kohën e Bonapartit sepse nuk kishte institucione. Nëse Keshilli i PD nuk mund të mblidhet se nuk është funksional, procesi do të vazhdojë. Kryesia ka autoritet”

 

Mungesa e konsensusit mund ta thellojë krizën?

 

 

“Jo nuk mund ta thellojë, jo gjithçka niset me konsensus, por kjo nuk i ndan partitë dhe nuk ka pse. Nëse partitë ndahen se personat humbin, këtu ka një problem, të atyre njerzve që nuk pranojnë dot se humbin. Dinjiteti vlera e demokracise është te fakti që të debatojmë, diskutojme”

 

 

Në kushtet ku ndodhet opozita do ishte më mirë që punohej për bashkimin?

 

 

“ Të diskutojmë dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët, nuk funksionon kështu. Çdo parti është një sistem dhe funksionon si e tillë, secili duhet të mbajnë gjallë, por jo se të gjithë kanë të njëjtën rëndësi. Zgjedhja e kryetarit ka rëndësi, sepse funksionon nga lart poshtë”

 

 

Basha do të garojë për kryetar për PD?

 

 

“ Basha ka të drejtë të kandidojë si çdo demokrat, unë si i djathtë do të doja një kryetar që i shëmbëllen profetit. Unë do e votoja Bashën, por varet kë ka përballë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re