Skip to content

Zelandë e Re: rikthim “në jetë” i xhamive të masakrës

bce14b904b3f73f3cf9aa3f979f95c3ebcaaab5e

Dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re,  Al Noor Mosque dhe Linwood, aty ku u konsumua masakra më tragjike në këtë vend, me 50 të vrarë, rihapën dyert për të vijuar aktivitetin normal pasi qëndruan të mbyllura për një javë.

Aty u kthyen besimtarët dhe drejtuesit përkatës, duke thënë se aty është vendi i natyrshëm i tyre, paçka kujtimit të rëndë të asaj që ndodhi.

Asheef Sheikh, i cili në ditën e kërdisë ishte në xhaminë Al Noor, tha se edhe pse nga sulmi mbeti pa dy anëtarë të familjes, kjo nuk do të pengojë që të gjendet aty çdo ditë.

“Ky është vendi ku ne lutemi, takohemi dhe do të kthehemi”, tha ai.