Agresioni rus mund të mposhtet, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shtoi se situata në terren në këtë fazë mbetet relativisht e qëndrueshme.

“Edhe Rusia mund të kthehet brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar. Agresioni i saj mund të mposhtet”, tha Zelensky, duke iu drejtuar një konference në Suedi.

Lexo edhe :Related Posts

“Lufta në Ukrainë ka treguar se Evropa duhet të zhvillojë prodhimin e përbashkët të armëve për të siguruar që kontinenti të ruhet në çdo situatë ndërkombëtare që mund të krijohet”, komentoi Zelensky.

“Dy vjet në këtë luftë kanë dëshmuar se Evropa ka nevojë për të arsenal adekuat për të mbrojtur lirinë e saj, aftësitë e veta për të garantuar mbrojtjen”, shtoi ai.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström, duke folur në të njëjtën konferencë, tha se qëllimi kryesor i politikës së jashtme suedeze për vitet e ardhshme do të jetë mbështetja e Ukrainës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re