Humbjet totale të shkaktuara në Ukrainë nga lufta arritën në 600 miliardë dollarë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili dje u takua me autoritetet lokale dhe rajonale për të diskutuar rindërtimin e pasluftës, sipas gazetës ”The Guardian”.

”Vlerësimet paraprake të humbjeve në Ukrainë nga kjo luftë tani arrin në 600 miliardë dollarë. Mbi 32 milionë metra katrorë hapësirë ​​jetese, mbi 1 500 objekte arsimore dhe mbi 350 objekte mjekësore janë shkatërruar ose dëmtuar”, shtoi ai.”

”Ndër të tjera, rreth 2 500 kilometra rrugë dhe të paktën 300 ura janë shkatërruar ose dëmtuar pjesërisht. Dhe nuk janë vetëm numra. Këto dëme janë bërë në Mariupoli, Volnovakha, Okhtyrka, Chernihiv, Borodianka dhe dhjetëra e dhjetëra qytete, komuna dhe fshatra”, tha ai.

Sipas presidentit ukrainas, më shumë se 11,5 milionë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve dhe prej tyre rreth 5 milionë kanë shkuar jashtë vendit me 95% të emigrantëve që tashmë duan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Dëmet e shkaktuara në infrastrukturën ukrainase nga lufta, sipas Ministrisë ukrainase të Infrastrukturës, arrijnë të paktën 90 miliardë dollarë.

Shumica e dëmeve përfshin hekurudhat, rrugët dhe urat.
Burimi: Atsh

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re